{
 "name": "Tregu Korean: Vetura nga Korea",
 "tagline": "Tregu Korean të sjell mbi 130.000 vetura nga Koreja e Jugut — direkt në telefonin tënd…",
 "description": "Tregu Korean të sjell mbi 130.000 vetura nga Koreja e Jugut — direkt në telefonin tënd, me çmim të qartë deri në Kosovë.\n\nÇMIM I PLOTË, PA SURPRIZA\nPër çdo veturë shikon dy çmime: çmimin deri në Portin e Durrësit dhe çmimin përfundimtar deri në tabela RKS, me doganë, TVSH, dokumentat e portit dhe transportin Durrës–Prishtinë të përfshira. Asnjë kosto e fshehur.\n\nGJEJE SHPEJT ATË QË KËRKON\nFiltro sipas markës dhe modelit, llojit të veturës, karburantit, vitit dhe kilometrazhit. Mund të zgjedhësh disa marka njëkohësisht — për shembull Audi A6 dhe BMW Seria 5 — dhe t'i shikosh së bashku.\n\nNJOFTIME PËR VETURA TË REJA\nRuaj kërkimin tënd dhe merr njoftim sapo mbërrin një veturë që përputhet. Je i pari që e sheh, para se ta shohin të tjerët.\n\nGARAZHA JOTE\nParko veturat që të pëlqejnë dhe kthehu tek ato më vonë. Ruhen vetëm në telefonin tënd — pa llogari, pa regjistrim.\n\nSHIKO GJENDJEN REALE\nPër shumë vetura gjen raportin e inspektimit nga Korea me skemë vizuale të paneleve të dëmtuara, numrin e aksidenteve dhe koston e riparimeve. E sheh gjendjen para se të vendosësh.\n\nKALKULATORI I DOGANËS\nLlogarit vetë koston e importit për çdo veturë: vlerën doganore, detyrimet, TVSH-në dhe transportin deri në Prishtinë.\n\nINSPEKTIM PROFESIONAL\nInspektojmë veturën në Kore para se ta blesh. Falas nëse vetura blihet. Në rast se nuk vazhdon me blerjen, kostoja është 100€.\n\nNGA ENCAR DERI NË KOSOVË\nVetura sinkronizohen çdo orë nga Encar, tregu më i madh i veturave në Kore. Veturat e shitura largohen automatikisht, që të shohësh vetëm atë që është realisht në dispozicion.\n\nNA KONTAKTO DIREKT\nBisedo me agjentët tanë me një prekje — telefon ose WhatsApp — për çdo pyetje rreth veturës, çmimit apo transportit.\n\nTregu Korean është pjesë e Zebra Innovation Group.",
 "url": "https://debuts.app/apps/tregu-korean-vetura-nga-korea",
 "category": "Lifestyle",
 "platforms": [
  "iPhone and iPad"
 ],
 "pricing": "free",
 "use_cases": [],
 "audience": [],
 "links": {
  "app_store": "https://apps.apple.com/us/app/tregu-korean-vetura-nga-korea/id6815146514",
  "google_play": null,
  "website": "https://tregukorean.com/"
 },
 "icon": "https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/Purple221/v4/ec/b1/29/ecb129db-e886-973e-977e-8c3ba7108446/AppIcon-0-0-1x_U007epad-0-1-85-220.png/512x512bb.jpg",
 "screenshots": [
  "https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PurpleSource211/v4/7d/cc/09/7dcc09ae-209d-13f3-bf0e-ae36cef28d49/1.jpg/320x480bb.jpg",
  "https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PurpleSource221/v4/8f/63/01/8f63016d-1c26-d542-bf6b-cf352f22b755/2.jpg/320x480bb.jpg",
  "https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PurpleSource211/v4/81/d7/95/81d795cb-ca47-7800-e45f-9667a9b6819c/3.jpg/320x480bb.jpg",
  "https://is1-ssl.mzstatic.com/image/thumb/PurpleSource221/v4/b6/65/e8/b665e8d4-502f-ab81-985e-59ac1bb735a5/4.jpg/320x480bb.jpg"
 ],
 "claimed": false,
 "verified": false,
 "maker": "Zebra Agency LLC",
 "upvotes": null,
 "followers": null,
 "rating": null,
 "ratings": 0,
 "awards": [],
 "launches": [],
 "ai_ready": 78,
 "badges": {
  "launched": "https://debuts.app/badge/tregu-korean-vetura-nga-korea?type=launched",
  "award": "https://debuts.app/badge/tregu-korean-vetura-nga-korea?type=award",
  "rating": "https://debuts.app/badge/tregu-korean-vetura-nga-korea?type=rating"
 }
}